Elbasani është përmbytur këtë të dielë, ndërkohë që termometri shënon 32 gradë.
Mësohet se pusetat e kanalizimeve kanë shpërthyer dhe uji ka përmbytur rrugët duke vështirësuar kalimin e këmbësorëve, po ashtu dhe të makinave. Zona përballë stadiumit Elbasan Arena është përmbytur totalisht duke krijuar kshtu një “liqen artificial”.
Kjo situatë kaotike ka nxjerrë në punë punonjësit e ujësjellës- kanalizimeve të cilët e kanë patur të vështirë të menaxhojnë situatën e krijuar. Prej disa muajsh në rrugët e Elbasanit janë regjistruar problematika të shumta si pasojë e defekteve të tubacioneve.
Mbetet për tu parë se çfarë masash do merren për këtë situatë të krijuar në qytetin e Elbasanit.