Një ngjarje horror ka ndodhur në Antalia të Turqisë, pasi një 38-vjeçar ukrainas ka vrarë ne thikë dy fëmijët e tij 6 dhe 4 vjeç, ndërsa ka plagosur bashkëshorten.
Mediat e huja raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:30 të mëngjesit kur autori, i cili kishte shkuar në Turqi me familjen pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, ka pasur një debat të ashpër me bashkëshorten, të cilën e sulmoi me thikë.
Më pas autori i ka prerë fytin dy fëmijëve të tij, të bijën gjashtë vjeçare dhe djalin katër vjeç. 38-vjeçari, i cili ishte pedagog i Ekonomisë në një universitet në Kharkov, është arrestuar, pasi akuzohet për vrasje me paramendim.