Përfundon votimi në burgun e Fierit, ja sa të dënuar ushtruan të drejtën e votës

Është mbyllur votimi në burgun e Fierit. 186 të dënuar dhe të paraburgosur kanë votuar në mjediset e burgut, nga 256 persona me të drejtë vote. Bëhet me dije se 70 të dënuar me të drejtë vote nuk kanë pasur mjet identifikimi, kartë identiteti apo pasaportë biometrike, ndaj dhe nuk kanë mundur të votojnë.

Ndërsa, një pjesë tjetër janë përjashtuar nga procesi i votimit, pasi janë dënuar për vepra të rënda penale, prandaj nuk iu lejohet të votojnë për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Kujtojmë që votat do të numërohen jashtë burgut, në qendrën më të afërt me institucionin. Por, sipas të dhënave të drejtorisë së burgjeve, rreth 2400 të burgosur janë ndaluar të ushtrojnë të drejtën e votës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *