Integrimin në BE/ Të hënën “zbarkojnë” në Tiranë 7 eurodeputetë, ja çfarë pritet

Të hënën pritet të mbërrijë në Tiranë një delegacion prej shtatë eurodeputetësh në një vizitë zyrtare të udhëhequr nga kreu i Komitetit të Çështjeve të Jashtme të Parlamentit Europian, gjermani David McAllister.

Mësohet se qëllimi i vizitës është mbështetja e progresit dhe reformave drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Sipas deklaratës zyrtare të PD, eurodeputetët do të rikonfirmojnë se Shqipëria është gati për nisur negociatat e anëtarësimit.

Sakaq, pritet që të adresohen shqetësimet e theksuara në raportimin e miratuar në seancën plenare të 19 maj në Komitetin për Çështjet e Jashtme të PE.

Nuk ka një agjendë të detajuar të takimeve, por në deklaratë thuhet se shtatë eurodeputetët e udhëhequr nga i djathti David McAllister do të takohen me udhëheqësit politikë, opozitën dhe shoqërinë civile.

Ndërkohë, gjatë qëndrimit në Tiranë, eurodeputetët do të vizitojnë gjithashtu një shkollë të rindërtuar me fondet e BE në kuadër të programit “EU4Schools”, pikën e kalimit kufitar me Malin e Zi të ndërtuar me mbështetjen e BE dhe mbikëqyrin mbrojtjen e biodiversitetit të Liqenit të Shkodrës.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *