Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kolonjë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur katër pasagjerë.
Mësohet se automjet tip “Benz” në pronësi të shtetasit me iniciale E.L., 21 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Sakaq, drejtuesi i mjetit pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i Policisë:
Kolonjë/Informacion paraprak
Më datë 22.05.2022, rreth orës 14:30, jemi njoftuar se në aksin rrugor Ersekë-Leskovik, në afërsi të fshatit Taç, Kolonjë, shtetasi E. L., 21 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, janë dëmtuar katër pasagjerët e këtij mjeti konkretisht shtetasit R. Q; D. M; dhe F. H., të cilët u transportuan për mjekim në Spitalin e Ersekës dhe shtetasi A. B., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës.
Drejtuesi i mjetit, pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.