Presidenti/ Pampuri i përgjigjet Ballës: E hëngrët fjalën, në raundin e katërt…

Deputetja e PD-së, Orjola Pampuri i ka dhënë një përgjigje kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Tulant Ballës, lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Pampuri pohon se PS po tenton të vjedhë Presidentin ashtu siç vodhi sipas saj mandatin qeverisës.

Ndër të tjera shprehet se në raundin e katërt Rama do të votojë me votat e siguruara Presidentin, që sipas saj nuk do të jetë i të gjithë shqiptarëve.

“Por ai e ha turpin me bukë sepse së bashku me shefin e tij nuk duan president për shqiptarët, por president të zgjedhur prej xhepit të tyre, si noter për pushtetin e vjedhur”, shkruan ndër të tjera ajo.

Reagimi i Plotë:

?Balla na qenka i habitur se, pse PD nuk paska çuar kandidat për raundin e dytë të zgjedhjes së presidentit?

?Vërtet habi, sepse ai e hëngri vetë fjalën publike për të pranuar dokumentin e grupit demokrat.

Por ai e ha turpin me bukë sepse së bashku me shefin e tij nuk duan president për shqiptarët, por president të zgjedhur prej xhepit të tyre, si noter për pushtetin e vjedhur.

Rilindja do të bëjë atë që bëri me 25 prill 2021, të vjedhë presidentin ashtu siç vodhi mandatin qeverisës me bandat e krimit, të certifikuara si të tillë edhe nga Departamenti i Shtetit.

?Në raundin e katërt Rama do të votojë me votat e siguruara nga krimi e non-gratat, presidentin, që normalisht nuk do të jetë kurrsesi i gjithë shqiptarëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *