Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka votuar pasdite e kësaj të diele në zgjedhjet për kreun e ri të PD-së. Ai i është drejtuar qendrës së votimit në degën 2 të kësaj force të vendosur në selinë blu si shumë anëtarë të tjerë, ku dhe ka votuar për kryetarin e ri.
Kujtojmë se në garë është babai i tij, Sali Berisha si dhe Ibsen Elezi.
Ndërkohë vetë Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja kanë votuar gjatë paradites, po në selinë e PD.