E lidhën dhe i morën kasafortën/ Zbulohet grabitja në shtëpinë e biznesmenit me shumën prej 880 mijë eurosh (Video)

Pas rreth dy vitesh e gjysmë, Departamenti i Krimeve të Pronës i Sigurimit të Selanikut, ka marrë nën hetim një grabitje në lidhje me shumën prej 880 mijë eurosh. Lidhur me këtë të fundit janë arrestuar dy anëtarë të grupit kriminal. Në kërkim është edhe një bashkëpunëtor i tretë, ndërsa dy persona të tjerë nuk janë identifikuar.

Pesë autorët, në tetor të viti 2019-të, hynë në një shtëpi në Pylaia dhe pasi kishin lidhur me kravatë biznesmenin e moshuar dhe dy ndihmësit në familje, çmontuan dhe morën kasafortën e cila kishte 400 mijë euro dhe bizhuteri, gjithsej rreth 480.000 euro.

Të enjten e kaluar u kryen operacione të njëkohshme policore, ku për pasojë u arrestuan një grek dhe një ukrainas, të cilëve iu gjetën bizhuteri nga grabitja në shtëpinë e biznesmenit.

Ata kanë rrëfyer se kanë qenë pjesë e grabitjes, si dhe makinën e biznesit të cilën e kishin vjedhur pas grabitjes e kanë çmontuar dhe kanë shitur për pjesë këmbimi.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *