Forcat Shqiponja po zhvillojnë kontrolle të shtuara në qytetin e Elbasanit, nisur nga ngjarjet e ndodhura ditët e fundit.
Mësohet se, postblloku i vendosur në hyrje të Elbasanit pranë rreth rrotullimit të “Luleve” është duke bërë kontrolle të mjeteve, si kontrolle fizike dhe dokumentacioni.