Dyshohet se i përket një ushtari italian, gjendet një skelet njeriu në Ardenicë të Lushnjës

Në Ardenicë të Lushnjës është gjetur një skelet njeriu, ku dhe dyshohet se i përket një ushtari italian të Luftës së Dytë Botërore.

Shtetasi, Agim Hoxha e ka gjetur skeletin gjatë punës në oborrin e shtëpisë së tij, në thellësinë 10 cm. Sakaq, ky i fundit menjëherë ka lajmëruar kryeplakun e fshatit e më pas policinë.

Edhe bashkëshortja e tij, Dhurata Hoxha pohon se ky është rasti i parë që kanë gjetur eshtra njerëzore teksa kërkon të bëhet një studim i zonës.

Kryetari i fshatit Myzafer Hoxha, dyshon se eshtrat mund të jenë të një ushtari italian të mbetur i vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai thotë se në këto kodra ka qenë ndërtuar një spital ushtarak. Madje në këtë zonë me përpara janë zbuluar edhe enë qeramike, por asnjëherë nuk është bërë ndonjë studim.

Eshtrat e gjetura janë marrë nga policia, e cila i ka dërguar në laboratorin e mjekësisë ligjore për të zbuluar kujt i përkasin ato.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *