Një orë para mbylljes së kutive të votimit për kryetar të PD-së, ja zhvillimet e fundit nga selia blu

Kanë mbetur edhe 1 orë nga përfundimi i procesit të numërimit për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

Burime për median bëjnë me dije se deri më tani ka fluks të numrit të anëtarëve që vijnë për të votuar. Gjithashtu, pas përfundimit të procesit, pritet që grupet e numërimit të bëjnë një pushim të shkurtër dhe për 2 apo 3 orët e para të japin një rezultat paraprak.

Kujtojmë që në garë janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti Ibsen Elezi.

Ndërsa pjesmarrja e votimit deri në orën 17:00 ka qenë 38,184 votues.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *