Vëzhguesi i PD-së dhe vëllai i tij janë shpallur në kërkim, sa i takon dhunës së çiftit në fshatin Veshmi të Maliqit. Një çift bashkëshortësh u dhunuan nga një vëzhgues i Partisë Demokratike dhe vëllai i tij.
Dy vëllezërit janë shpallur në kërkim, pasi menjëherë pas ngjarjes janë larguar nga qendra e votimit. Sekretari i qendrës së votimit 3826 në Maliq, tha më herët se çifti u dhunua për shkak se tentuan të votojnë në mënyrë familjare, që është kundër ligjeve të vendit.
Kjo tentativë e votimit familjar, nuk është lejuar nga një vëzhgues i Partisë Demokratike. Ndaj ka nisur përplasja që në fillim ka qenë verbale, por më pas ka degraduar në përplasje fizike.