Ukraina zgjat ligjin ushtarak deri në muajin gusht

Presidenti Vlolodymyr Zelensky me anë të një dekreti të nënshkruar ka zgjatur ligjin ushtarak për 3 muaj, deri në 23 gusht.

Bashkë me një thirrje të përgjithshme mobilizimi ushtarak, më 24 shkurt dhe që atëherë e ka zgjatur atë për një muaj në 2 raste.

Të dielën, parlamenti i Ukrainës votoi me një shumicë absolute për një zgjatje të tretë, ndërsa Rusia vazhdon të përqendrojë ofensivën e saj në rajonin lindor të Donbasit.

Përfaqësuesi i Zelensky në Gjykatën Kushtetuese, Fedir Venislavskyy, tha se vendimi për ta zgjatur atë për 90 ditë këtë herë është për shkak se një “kundërsulm kërkon më shumë kohë se sa mbrojtja”.

Sipas ligjit ushtarak, burrave ukrainas të moshës 18-60 vjeç u ndalohet të largohen nga vendi nëse nuk kanë përjashtime të veçanta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *