Pentagoni dhe Departamenti i Shtetit janë duke parë mundësitë e dërgimit të disa forcave speciale në Kiev me qëllim mbrojtjen e diplomatëve amerikanë në ambasadë.
Sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby, tha se “ne po shqyrtojmë kushtet e sigurisë” të zyrës diplomatike në Ukrainë “por asnjë vendim nuk është marrë”.
Kirby tha se ka pasur diskutime paraprake, por “propozimet specifike në nivele të larta të departamentit nuk janë diskutuar.”
Ky veprim mund të interpretohet nga Moska në mënyra të ndryshme dhe mund të shihet si një provokim, duke e bërë vendimin veçanërisht të komplikuar.
Administrata Biden luajti një lojë delikate ekuilibrash, duke mbështetur fuqishëm Ukrainën gjatë luftës përmes sanksioneve ekonomike, duke dërguar armë dhe duke trajnuar mijëra ushtarë ukrainas.
Për momentin, Departamenti i Shtetit do të sigurojë sigurinë për ambasadën në Kiev, siç raportohet nga Wall Street Journal.