“Mu lut që mos ta vrisja”/ Hoxhaj rrëfen detajet nga egzekutimi i Dorjan Shkozës: E bëra për 35 mijë euro

Hendrik Hoxhaj i përfshirë në disa ngjarje kriminale ka treguar sesi ndodhi atentati më 2 mars 2020 ndaj Dorjan Skozës dhe Anxhelo Avdias.

 

Hoxhaj ka treguar me detaje dhe se sa para ka marrë në total për vrasjen e Shkozës dhe Avdias, një shifër prej 70 mijë eurosh, ndërsa ai vetë do të merte 35 mijë. Sipas Hoxhajt vrasja do të kryhej për pak para pasi ishte çështje personale.

Përveç Henrik Hoxhajt, Nuredin Dumani për të kryer “punën” kishte pajtuar edhe Eljon Bitrin nga Elbasani, vëllai i Lulzim Bitrtit i cili u vra disa kohë më parë në Elbasan.

Eljo ka qenë në drejtimin e makinë me të cilën u krye vrasja. Në këtë vrasje janë përdorur tre armë dy pistoleta të thjeshta dhe një me mulli. Hoxhaj tregon se si kryen ekzekutimet. Thotë se me objektivat u përballën paralel teksa ishin duke i kërkuar me makinë dhe më pas i vranë.

“Unë i thash të mos i jepte gaz por të kthehej. Kur u kthyem Eljo më tha se personi që do vrisnim qenka në trotuar pasi ai e njihte. Unë i thash që mbaje makinën dhe sapo Eljo ndaloi unë kam qëlluar me dy pistoleta pa e hapu xhamin e makinës. Në këtë moment njëri nga dy personat ra në tokë ndërsa objektivi Dorjan Shkoza bërë disa hapa dhe më pas ra në tokë.

Kam dalë nga makina dhe i plagosuri më tha se nuk jam unë.
Unë e pyeta Eljon nëse është ky apo jo dhe ai mu përgjigj që ai ishte, atëherë e kam qëlluar dy herë të tjera në kokë. Më pas hipa në makinë dhe jemi larguar . Unë mora makinën time për në Tiranë dhe kalova edhe një postbllok policie por u largova. Armët i kemi lënë në makinë dhe Eljo e ka djegur në Shkumbin” mësohet të ketë thënë Henrik Hoxhaj.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *