Richard Grenell, ish-i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, është zëri i radhës që ka reaguar në lidhje me pjesëmarrjen në votime në Shqipëri të Albin Kurtit. Më herët, Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e ka konsideruar votimin e Kurtit si të papranueshëm.
Por duket se në të njëjtën linjë është edhe Richard Grenell. Në një postim në Twitter, ai shprehet se kjo tregon shumë gjëra, dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj veprimeve të tij.
“Kryeministri i Kosovës po voton në zgjedhjet e Shqipërisë. Kjo i tregon botës aq shumë për Kurtin. Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij”, ka shkruar Grenell në Twitter.
The Prime Minister of Kosovo is voting in the Albanian elections.
This tells the world so much about Kurti. The international community should be suspicious of his motives. @WhiteHouse @SecBlinken @JakeSullivan46 @un https://t.co/3OzHkH9XJl
— Richard Grenell (@RichardGrenell) April 25, 2021