Një 59-vjeçar është arrestuar pas një kontrolli të bërë nga policia e Elbasanit në stallën ku ai mbante bagëtitë i është gjetur një automatik dhe municion ushtarak.
Ai akuzohet për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.
Policia e Elbasanit:
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ç., 59 vjeç, banues në fshatin Rrushbull, Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi në fshatin Topojan, Cërrik, gjatë kontrrollit në stallën e bagëtive iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një sasi fishekësh.