Justifikimet më të përhapura përse njerëzit heqin dorë nga mëngjesi janë:
- nuk kanë uri
- nuk ua përballon stomaku
- nuk kanë kohë
Kjo e fundit, sipas ekspertëve, është arsyeja përse një grua nuk ha mëngjes.Ama nga ana tjetër, një grua që nuk ha në vaktin e parë të ditës, është më e stresuar gjatë ditës.
Sipas këtij studimi, mungesa e ushqimit në mëngjes nxit rritjen e niveleve të kortizolit që është hormoni i stresit e kjo është arsyeja përse shumë gra mund të bëhen edhe nervoze gjatë paraditës. I njëjti studim shpjegon se mungesa e mëngjesit shkakton rritje të tensionit të gjakut tek gratë. Sipas ekspertëve, ora 7 është ideale për mëngjes ndërsa darka për një grua duhet ngrënë minimalisht 3 orë para gjumit.
Çfarë duhet të hajë një grua për mëngjes?
Ushqimet më të rekomanduara nga ekspertët për gratë që të kenë një mëngjes përmbushës dhe energjik janë:
- Tërshëra
- Vezët
- Avokado
- Boronicat
- Kosi
- Qumështi
- Kumbullat e thata
- Farat chia ose të linit
- Peshku Ton
- Gjiza
Ekspertët këshillojnë që një grua të ushqehet mirë dhe të marrë ushqyesit e nevojshëm si kalciumi, fibra, proteina dhe vitaminat.
Disa ide të thjeshta për vakte të nevojshme për gratë:
Ekspertët këshillojnë alternativa të tilla të shëndetshme për ushqyerjen e një gruaje:
- mëngjes – drithëra me drith të plotë me qumësht ose kos;
- paradite – kafe me qumësht;
- drekë – panine me sallatë jeshile, perime e mish pule e një mollë;
- pasdite – një grusht me arrorë të ndryshëm dhe një kafe me qumësht;
- darkë – makarona me mish të grirë, fasule të kuqe, sallatë jeshile me domate;
- mbrëmje – kumbulla të thata dhe një racion kos.
Ekipet e studiuesve dhe mjekëve në mbarë botën thonë njëzëri se mëngjesi ofron shumë përfitime për shëndetin dhe mirëqenien e organizmit.
Mëngjesi është një vakt që të mban ngopur për shumë gjatë, por edhe përmirëson cilësinë e ushqyerjes dhe ndjeshmërinë e insulinës.
Ky vakt ofron kalori të cilat ‘ndezin’ metabolizmin dhe ofrojnë energji për të përballuar sfidat e ditës.Për më tepër, njerëzit që hanë mëngjes kanë një peshë më të mirë e më të shëndetshme trupore.Ekspertët thonë se heqja dorë nga mëngjes mund të nxisë shfaqjen e sëmundjeve si : diabeti i tipi 2, tensioni i lartë i gjakut dhe mbipesha./AgroWeb