Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave të bëra nga Jorida Tabaku, këtë të hënë në parlament.
Rama u shpreh se çfarë është bërë për zonat e mbrojtura në këto vite qeverisje nuk është bërë në rreth 30 vite, si dhe paralajmëroi edhe ndërhyrje në Amfiteatrin në Durrës.
Një parafolëse ngriti akuza të caktuara por megjithatë unë këtu jam dhe i sqaroj. Lidhja që bëni ju shkak-pasojë nuk bazohet në asnjë fakt. Ndërsa fakti është se deri në 2018 e gjithë harta e zonave të Mbrojtura ishte e pandryshuar, në rastin e Butrintit prej 20 viteve. Nuk e di çfarë keni me investitorët strategjik por dihet se për çfarë duhen dhe unë nuk do të rri ta shpjegoj këtu. Ne jo vetëm që nuk kemi ngrënë zona të mbrojtura por i kemi gjetur pjesërisht të ngrëna që ishte e kafshuar nga ndërtime pa leje që ju i stimuluat ne i kemi zgjeruar, duke ndaluar leje hidrocentralesh të dhëna prej jush.
20 vjet një paçavure kot që nuk kishte asnjë vlerë ku njësoj si me stadiumin asnjë trupë e huaj nuk pranonte të luante. Edhe aty do të ndodhë e njëjta gjë. Ju dilni bërtiste për hotelet që rrisin çmimet për kupën, për ato bërtisni ju se do të mbroni konsumatorin italian. Shikojini shifrat dhe se sa janë rritur numrat e të ardhurave. Mos i qani hallin Butrintit , Teatrit apo stadiumit, as edhe Durrësit, se kemi edhe Durrësit. Kemi aleancën për Amfiteatrit, të bëhet gati, sepse do të vijmë atje të gllabërojmë Teatrin ta heqim nga duart e ilegalëve. Kur të mbarojmë të gjithë këtë punë do vini ju të ndryshoni cilësinë e diellit”, tha kryeministri.