Foto-Lajm/ Tifozët e Feyenoord “entuziazmohen” pas Sali Berishës, ndalin këngët dhe…

Tifozët e Feyenoord-it janë mbledhur në një lokal në zonën në rrugën “Mustafa Matohiti”, e cila njihet si “Rruga e Salës” në kryeqytet, ku dhe ndodhet edhe banesa e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Burime për median bëjnë me dije se tifozët e Feyenoord kanë ndalr këngët dhe festimet, teksa duket se po e shohin me vëmendje. Lokali ku tifozët ishin duke pirë birra, një ditë para ndeshjes mes vapës së Tiranës gjendet në katin e parë të pallatit ku ai banon.

Ndërkohë, vetëm një ditë e pak orë na ndajnë nga ndeshja e madhe e Conference League, e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet dhe disa nga tifozët e Feyenoord kanë mbërritur në vendin tonë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *