Makina inteligjente, “ndëshkon” shoferët e pabindur, pezullohen 82 leje drejtimi në Rrugën e Kombit

Policia e Shtetit ka bërë me dije se si pasojë e monitorimit me makinat inteligjente dhe radarët automatikë, në fundjavë janë gjetur në shkelje dhe janë pezulluar 82 leje drejtimi dhe janë vendosur 123 masa administrative.

Sakaq, 12 shoferë janë ndëshkuar me masë administrative, 10.000 lekë të rinj,për parakalime të gabuara në kthesa, me rrezikshmëri për përfshirje në ngjarje rrugore.

Njoftimi i plotë:

Edhe gjatë javës që lamë pas ka vijuar monitorimi i pandërprerë i qarkullimit të automjeteve, në të gjithë vendin, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Makina inteligjente dhe radarët automatikë, përgjatë ditës së dielë, kanë monitoruar qarkullimin e automjeteve, në aksin rrugor Thumanë – Milot – Rruga e Kombit.

Në Rrugën e Kombit janë pezulluar 82 leje drejtimi dhe janë vendosur 123 masa administrative, me vlerë 40.000 lekë të rinj, për qarkullim me shpejtësi nga 145 km/h deri në 166 km/h. Drejtuesit e këtyre mjeteve ishin shtetas kosovarë. Përgjatë ditës së dielë, deri në orët e vona të mbrëmjes, janë skanuar nga makina inteligjente dhe radarët automatikë në lëvizje, 362 mjete që qarkullonin me shpejtësi nga 115 km/h deri në 134 km/h.

Në aksin rrugor Thumanë – Milot janë evidentuar nga patrullimet në lëvizje, 89 raste të parakalimeve të gabuara. Drejtuesit që kryen parakalimet e gabuara u ndëshkuan me masa administrative.

 

Janë ndëshkuar me masë administrative, 10.000 lekë të rinj secili, 12 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara në kthesa, me rrezikshmëri për përfshirje në ngjarje rrugore.

 

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *