Deputeti, Enkelejd Alibeaj i është drejtuar kryeministrit Rama, në lidhje me deklaratat e mëparshme mbi Alizontin.
Alibeaj u shprehe se Rama nuk duhej të fliste për një gjë të tillë për sa kohë që është në dijeni se Alizoti ka kaluar jetën në burgje dhe për vuajtjen që ai ka kaluar atje.
“Në çështje kaq delikate që kanë qenë burgjeve, acarohesh kur të thonë diçka të thjeshtë. Askush nuk të kërkon të mbash përgjegjësi se ç’kanë bërë të parët e tu. Por je kryeministër dhe për të qenë demokrat siç ke predikuar dikur, duhet të bëjë një gjë.
Nuk ke një brejtje ndërgjegjeje se çfarë kanë bërë të parët e tu për të mos e politizuar. Kjo do të lartësonte më i gjatë seç je. E di që ai gjithë jetën e vet e ka kaluar burgjeve, ke një ndjesi njerzore se çka hequr ai”, tha Alibeaj.