Kriminelët përdorin aplikacione dhe mënyra të reja për të komunikuar me personazhe të tjerë të botës së krimit, për t’i shpëtuar përgjimeve.
Disa nga aplikacionet janë: “Matrix”, “Sky”, “EnchroChat”, të cilat nuk mund të gjurmohen dhe e lënë “anonim” përdoruesin.
“Jo vetëm në rastin Dumani, por në rastë të tjera qoftë nga hetimet në Europë, qoftë edhe në Shqipëri, krimi ecën një hap paërpara. Qoftë në makina të shtrenjta, telefona, splikacionet e papërgjueshme përdoren më parë nga kriminelët, pastaj nga autoritetet. Rasti i parë ishte ai i “EnchroChat”, ai që u përdor masivisht nga grupet kriminale. Aplikacioni “Sky” e kishte në përshkrim që ishte i papërgjueshëm, kjo solli dhe në arrestimin e drejtorit egzekutiv. Thyerja e këtij aplikacioni solli në arrestime të shumta, mes tyre edhe shqiptarë.
Rasti më i fundit është “Matrix” që është rrjet i hapur, mund ta ketë kushdo. Është shumë i lehtë për të përdorur, nuk kërkon të dhëna. Ti ken ë dorë për ta ndërtuar, duke pasur akses pa pasur nr telefoni, vetëm lidhje internet. Kjo ka ndihmuar grupet kriminale, pasi është e pamundur ta gjurmosh sepse nuk ka një server”, tha gazetarja Dorjana Bezat, e ftuar në “Ëake Up”/ topchannel