Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka zbuluar se çfarë do të ndodhë tani pas fitores s ëish-kryeministrit Sali Berisha për kreun e partisë.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Paloka njofton një mbledhje të Këshillit Kombëtar ditën e shtunë me datë 28 maj 2022.
Postimi i Plotë:
Njoftim
Mbledhje e Këshillit Kombëtar të PD!
Pas përfundimit të procesit zgjedhor për Kryetarin e PD, ditën e shtunë, me datë 28 maj 2022, ora 11.00, në selinë qëndrore të PD, do të mblidhet Këshilli Kombetar i PD.Në rend të ditës së punimeve është zgjedhja e Kryesisë së PD dhe pika të tjera që lidhen me organizimin dhe drejtimin e PD.
Edi Paloka
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD