Ç’pritet? Eksperti i sigurisë “plas bombën”: Diku në jug të vendit një aparaturë ka vënë në alarm forcat e sigurisë…

Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço ka pohuar se diku në jug të Shqipërisë është gjetur një aparaturë e cila ka vënë në alarm forcat e sigurisë dhe inteligjencës në Shqipëri.

I ftua në emisioni “Log”, eksperti  shtoi se pasi të mbarojë gjullurdia politike, kjo çështje do të marrë një vëmendje mjaft të rëndësishme, pasi bëhet fjalë për sigurinë e vendit.

Pjesë nga biseda:

Karamuço: Janë dy ngjarje, ka një plagosje në Kombinat, ka dhe një ngjarje që është edhe më e rëndë, është gjetur një aparaturë në jug të vendit. Një aparturë që dyshohet se interferon në shërbimet tona të mbrojtjes territoriale. Do të jetë një ngjarje që mbas 25 korrikut do të marrin një vëmendje shumë të madhe në media. Rezervohem të them diçka tjetër.

Xhafo: Kjo që po ndodh çfarë është?

Karamuço: Nga ajo që kam ndjekur, di diçka se është ndjekur dhe një lloj taktike dhe nga ana e organeve ligjzbatuese. Mbas arrestimit të Dumanit policia bëri një shpallje të 5 personave më të kërkuar, dhe nuk e bëri kot. Sepse janë lokalizuar dy nga 5 prej tyre. Madje për njërin që është besimtar u mor vesh që ishte në xhami, por se kapën dot.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *