Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Burime për median bëjnë me dije se i plagosuri është shtetasi Murteza Lika. Ky i fundit është qëlluar me armë nga Lutfi Gjyli, efektiv i FNSH. I plagosuri u dërgua në spitalin e Traumës, pasi kishte marrë plagë plumbi në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende rrethanat, ndërsa kjo është një tjetër ngjarje e rëndë e ndodhur në kryeqytet mbrëmjen e kësaj të hëne, me protagoniste policinë e shtetit.
Komisariati nr.3 në Tiranë u kthye në një skenë krimi. Efektivi Ludian Zaimi, qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, ndërsa ky i fundit ndërroi jetë në spital.