Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një thirrje për tifozët italianë në kuadër të finales evropiane, Roma – Fejnord që luhet në “Air Albania”.
Verdhekuqtë u kualifikuan në finalen e UEFA Conference League që do të luhet në Tiranë dhe sapo fituan gjysmëfinalet, postuan në faqen zyrtare: “Andiamo a Tiranaaaaaa”, ku bashkëngjitën dhe një foto të eksodit të shqiptarëve.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Rama nuk ka ngurruar të ri-publikojë këtë postim të klubit romak, edhe pse në foto, është kapur një nga momentet më të trishta të realitetit shqiptar.
“Mirëmëngjes! Hajdeni, hajdeni”, ka shkruar Rama.