Rama ripublikon një nga fotot më të trishta të realitetit shqiptar dhe i bën thirrje italianëve: Hajdeni, Hajdeni!

Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një thirrje për tifozët italianë në kuadër të finales evropiane, Roma – Fejnord që luhet në “Air Albania”.

Verdhekuqtë u kualifikuan në finalen e UEFA Conference League që do të luhet në Tiranë dhe sapo fituan gjysmëfinalet, postuan në faqen zyrtare: “Andiamo a Tiranaaaaaa”, ku bashkëngjitën dhe një foto të eksodit të shqiptarëve.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Rama nuk ka ngurruar të ri-publikojë këtë postim të klubit romak, edhe pse në foto, është kapur një nga momentet më të trishta të realitetit shqiptar.

“Mirëmëngjes! Hajdeni, hajdeni”, ka shkruar Rama.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *