Shtetasi Ibrahim El Salih (Lekica) ësht i arrestuari nga Policia e Shtetit për “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.
Arrestimi vjen një ditë para ndeshjes finale të Ligës së Konferencës që do të mbahet në Tiranë.
Nga hetimet e kryera prej disa muajsh nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe SPAK-un, u evdintua se 56-vjeçari postonte në rrjetet sociale, shkrime të ndryshme në përkrahje të ISIS. Gjithashtu, i bënte thirrje qytetarëve, për përkrahje të luftës në Siri.