Konferenca Kombëtare e KQZ me OSBE, Kryemadhi: Të nxisim shqiptarët të regjistrohen

Këtë të martë është duke u mbajtur Konferenca e Kombëtare e nga KQZ dhe OSBE.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në fjalën e saj tregoi se LSI ka qenë pro dhe një avokate promovuese e garantimit të të drejtës së votës të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

“Që prej themelimi të saj LSI ka qenë pro dhe avokate promovuese e garantimit të te drejtës së votës. Ne si subjekt politik adresojmë çështjen e regjistrimit të shtetasve shqiptarë me banim të përhershëm jashtë Shqipërisë. Por si mund të jetë regjistrimit, nëpërmjet E-Albania.? Përgjigja është se shumë pak shqiptarë janë të regjistruar…Mënyra e votimit është një tjetër çështje që duhet të adresohet. Po ashtu aktualisht në Kodin Zgjedhor nuk është parashikuar se ku do ta japë efektin vota e tyre”, tha Kryemadhi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *