Kryeministri, Edi Rama ka qenë i pranishëm këtë të martë në Panairin e Punës dhe Aftësive në Durrës.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se janë 1,500 vende të lira pune që ofrohen nga 63 bizneset më të mëdha në rajon.
“Në hapësirën jashtë këtij panairi nga drejtoria rajonale e punësimit në Durrës mësohet se janë edhe 600 vende të tjera të lira, për të gjithë ata që kërkojnë punë. Thamë që punë ka po nuk ka profesionistë. Por kjo është ajo që ndeshet në cdo derë kompanie dhe kjo thellohet. Duhet një kualifikim më i lartë i punonjësve dhe si rezultat i faktit që Shqipëria ekspozohet në një treg ndërkombëtar. Bëhuni pjesë e këtij panairi dhe zgjidhni profilin që ju përshtatet për të ndërtuar të ardhmen tuaj, të sigurt”, shprehet ai.