Sot s’kanë të ndalur incidentet. Një i ri është shoqëruar në polici, pasi është kapur me shishe me lëndë djegëse në dorë, për tu vënë flakën kutive të votimit. Një shtetas në Njësisë Administrative Libofshë është shoqëruar nga policia e Fierit, pasi kërcënoi që të digjte kutitë e votimit. Ngjarja është shënuar pak çaste përpara se kutitë e votimit të dilnin nga qendrat e votimit në Agim, njësinë administrative Libofshë.
I riu ka qenë me një shishe me lëndë djegëse në dorë, dhe bëri thirrje që do t’u vinte flakën kutive të votimit. Ndërsa mbante shishen e ndezur në dorë, ai qëndronte përpara mjediseve të qëndrave të votimit.
Policia që ndodhej në këto mjedise për mbarëvajtjen e procesit, ka ndërhyrë menjëherë, duke e ndaluar dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit. Ky shtetas është ndaluar nga forcat e policisë që ndodheshin në qendër për mbarëvatjen e procesit, dhe më pas është shoqëruar në komisariat.