Tifozët e Feyenoord të shumtë në numër
Janë të shumtë në numër tifozët e Feyenoord të cilët kanë mbërritur në Tiranë, në mbështetje të skuadrës së tyre, që luan finalen e Konference League përballë italianëve të Romës. Sakaq, në një video që po qarkullon në rrjet, shihen tifozët duke urinuar në autobusin e skuadrës romake, që ka mbërritur dje në kryeqytet, përmes portit të Durrësit.
Mesa duket situata në Tiranë ka nisur të nxehet. Të dhe tepër entuziastë, tifozët festojnë në pritje të sfidës.