CEO i TIA-s Costandin von Albensleben ka folur në lidhje me fluksin e vizitorëve me rastin e finales së Conference League.
Ai tha se këtë të martë TIA do të ketë 142 fluturime, 18 nga tifozët dhe nesër do të vijnë 176 avionë ku 36 avionë që do të jenë me tifozë. Sakaq, shtoi se data 25 mund të jetë dita më e ngarkuar në historinë e TIA-s, por rezultatet do shihen pasi do të përfundojë gjithçka.
“Trafiku hyrës për këtë ndeshje ka nisur. Numri më i madh i tifozëve do të vijnë sot dhe nesër, disa nga tifozëve kanë ardhur gjatë këtyre ditëve, gjithashtu dhe dy ekipet e futbollit Roma dhe Feynoord do të vijnë sot. Sot TIA do të ketë 142 fluturime, 18 nga tifozët dhe nesër do të vijnë 176 avionë me 36 avionë që do të jenë me tifozë. Ne do të jemi shumë të ngarkuar në aeroport për të mirëpritur të gjithë pasagjerët dhe tifozët por mund t’ju siguroj se trafiku ajror do të vazhdojë në mënyrë normale edhe për fluturimet e zakonshme.
Ne kemi bërë përgatitjet tona kemi vendosur orare dhe autobusët, mendoj që çdo gjë do shkoj mirë, shpresoj që do të jetë një ndeshje super e futbollit dhe tifozët do të largohen gjatë natës pas ndeshjes dhe trafiku ajror do të vazhdojë normalisht edhe në 26 Maj. Jam optimist se gjithçka do të shkoj mirë”, tha Von Albensleben.