Komisioni i Ligjeve/ Sula për krimet me policët: 40% e efektivëve të rinj, përdorues droge!

Debate të ashpëra ka pasur këtë të martë në komisionin e ligjeve, në lidhje me ngjarjet e ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku 2 policë rezultuan autorë krimesh.

Deputeti, Dashnor Sula tha se duhet reagim për ngjarje të tilla, pasi sipas tij brenda policisë së shtetit 30-40% e efektivëve të rinj rezultojnë përdorues droge.

Sakaq, ka replikuar edhe kryetarja e këtij komisioni , Klotilda Bushka ku inkurajoi policinë të të përjashtojnë elementët që prishin rendin.

Pjesë nga debati:

Sula:Ne si Komision Ligjesh duhet të reagojmë për ngjarjet e rënda që kanë ndodhur brenda policisë së shtetit. 30-40% e policëve të rinj rezultojnë përdorues të lëndëve narkotike. Është imediate që policia e shtetit, elementët që janë rekrutuar jashtë kritereve të largohen. Janë ngjarje të përsëritura këto në polici.

Buëshka: Mbështetje për drejtorin e policisë që të përjashtojë element që e prishin rendin. Ne si kuvend kaluam ligjin për mbikëqyrjen e policisë. Veç kritereve të forta për tu bërë pjesë e policisë, ato kritere duhen ndjekur edhe pasi rekrutohen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *