Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato ka folur këtë të martë në lidhje me masat e marra për finalen e Conference League që do të mbahet në Tiranë.
Qato ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, teksa shpjegoi se si do të bëhet hyrja në Tiranë e mjeteve nga Veriu dhe Jugu.
Ndër të tjera ai tha se zona brenda Unazës së Vogël, do jetë pedonale vetëm për këmbësorët.