Tifozët e Feyenoord të cilët kanë ardhur në Tiranë, kanë filluar të mblidhen menjëherë në “fanzone”-in e tyre.
Siç shihet edhe në foto, tifozët e ardhur nga Holanda janë grumbulluar në rrugën “Murat Toptani”, në pedonalen e Tiranës.
Ndërsa disa të tjerë kanë zgjedhur që të vizitojnë qytetin. Po ashtu, në qendrën e qytetit, ka shumë të tjerë që bëjnë foto pranë trofeut të Ligës së Konferencës, që ditën e nesërme do t’i jepet njërës prej dy ekipeve.