Komisioni i Ligjeve/ Kryeprokurori Çela: Nuk është bërë sa duhet! Pastrimi i parave mbetet shqetësuese

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela në Komiksionin e Ligjit, ka ngritur alarmin e fenomenit të pastrimit të parave, që sic thotë ai nuk është bërë aq sa duhet.

Gjatë raportit prokurori tha se vlerësimet janë për nivele shqetësuese të qarkullimit të parave që burojnë nga aktivitete të paligjshme.

“Sa i përket pastrimit të parave, me gjithë masat që janë marrë dhe ka një përmirësim të shifrave jam i mendimi se nuk behët mjaftueshëm në këtë drejtim. Të gjitha vlerësimet janë për nivele shqetësuese të qarkullimit të parave që burojnë nga aktivitete të paligjshme. Ndërkohë që  forca goditëse nuk është në nivelin e duhur. Kemi bërë përpjekje maksimale si ne ngritjen e strukturave, me trajnime dhe forcimin e kapaciteteve. Por nuk është bërë sa duhet. Ka nevojë për ridimensionim të angazhimit të cdo strukturë për luftën kundër pastrimit të parave”, tha ai.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *