Del pamje nga momenti kur efektivi i Policisë së Shtetit, Ludjan Zaimi ka qëlluar me armën e shërbimit kolegun e tij, Çaush Saliasi. Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga “Euronews”, nga pamjet e kapura në kamerat e Komisariatit, viktima dhe autori ishin të gjithë brenda një sallë, secili në një cep të dhomës. Ndërkohë që të tjerë ishin edhe disa efektivë policie të ulur nëpër karrige, në pritje të ndërrimit të turnit.Më pas, viktima del jashtë dhe ulet në shkallën e Komisariatit, ndërsa edhe autori del jashtë duke iu ulur para. Vetëm disa sekonda kanë kaluar, deri në momentin që autori nxjerr armën nga brezi dhe qëllon disa herë. Kolegu ngjitur ngre duart, ndërsa viktima bie të tokë.
Por autori nuk ndalet. Hap derën dhe qëllon sërish, të paktën 7 herë dhe më pas ndalon duke u siguruar që e ka vrarë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës brenda ambienteve të Komisariatit nr. 3 në kryeqytet, pak para se të ndaheshin detyrat për turnin e tretë.Mes viktimës, i cili shërbente prej 20 vjetësh në polici dhe autorit ndodhi një konflikt banal. Zaimi qëlloi të paktën me 6 plumba ndaj Saliasit dhe tashmë është arrestuar nga Policia.