Media italiane i bën jehonë dhunës së tifozëve në kryeqytetin shqiptar, natën para finales së “Conference League”. Kështu, “Corriere dello Sport” shkruan se ka pasur mjaft “përplasje në Tiranë mes policisë së kryeqytetit shqiptar dhe tifozëve të Feyenoord, kundërshtarit të Romës në finalen e Ligës së Konferencës.
Shqetësimi sa vjen e shtohet për atë që mund të ndodhë sot gjatë ndeshjes.
Siç konfirmon policia e Tiranës, ka pasur disa raste incidentsh të dhunshme. Në rastin e parë, një burrë me kombësi shqiptare u plagos nga një karrige në kokë në zonën e tifozëve të rezervuar për tifozët e Feyenoord. Ngjarje të tjera pati edhe në një nga zonat të tjera të Tiranës, me rreth 200 holandezë, të cilët u përplasën me policinë, duke përdorur shkopinj dhe gjuajtën me gurë ndaj agjentëve, disa prej të cilëve u plagosën.