“Lajmi merr dhenë”/ Mediat italiane jehonë dhunës së tifozëve në Tiranë, të alarmuar për çfarë mund të ndodhë pas ndeshjes

Media italiane i bën jehonë dhunës së tifozëve në kryeqytetin shqiptar, natën para finales së “Conference League”. Kështu, “Corriere dello Sport” shkruan se ka pasur mjaft “përplasje në Tiranë mes policisë së kryeqytetit shqiptar dhe tifozëve të Feyenoord, kundërshtarit të Romës në finalen e Ligës së Konferencës.

Shqetësimi sa vjen e shtohet për atë që mund të ndodhë sot gjatë ndeshjes.

Siç konfirmon policia e Tiranës, ka pasur disa raste incidentsh të dhunshme. Në rastin e parë, një burrë me kombësi shqiptare u plagos nga një karrige në kokë në zonën e tifozëve të rezervuar për tifozët e Feyenoord. Ngjarje të tjera pati edhe në një nga zonat  të tjera të  Tiranës, me rreth 200 holandezë, të cilët u përplasën me policinë, duke përdorur shkopinj dhe gjuajtën me gurë ndaj agjentëve, disa prej të cilëve u plagosën.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *