Policia bën bilancin/ Huliganët qëlluan me thikë një efektiv, 19 të plagosur

Policia e Shtetit ka bërë bilancin në lidhje me trazirat në kryeqytet, ku policë dhe tifozë janë përleshur.

Kjo e fundit bën me dije se huliganët kanë qëlluar me thikë një efektiv, ndërsa 19 të tjerë u dëmtuan me sende të forta.

“Dje një grup tifozësh të Fejnordit kanë lëvizur drejt stadiumit për tu përplasur me ato të Romës. Policët kanë tentuar të ndalojnë tifozët e Fejrnorit, por ata kanë goditur policët me shishe, gurë e sende të forta. Po ashtu edhe tifozët e Romës kanë qëlluar me gurë shkopinj. Janë plagosur 19 punonjës të policisë, njëri prej tyre është plagosur me thikë. Janë dëmtuar dhe 4 makina.

U shoqëruan 48 tifozë të Romës dhe 12 të Feyenoord, iu sekuestruan leva dhe thika. Sot në mëngjes u deportuan drejt Italisë 80 tifozë huliganë, do ndiqen dhe penalisht”, tha zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *