Policia e Shtetit është mobilizuar për të mbarëvajtur finalen e madhe të Tiranës, mes Feyenoord dhe Romës.
Burime për median bëjnë me dije se në total janë 2500 punonjës policie të angazhuar.
Këta të fundit janë vendosur në porte e aeroporte, zona kryesore të kryeqytetit dhe në qendër të saj. Mësohet se hyrja në stadium do të bëhet nëpërmjet dy korridoreve të ndryshme për të shmangur konfliktet mes tifozërive.