Vetëm pak orë na ndajnë nga finalja e Ligës së Konferencës ku përtej preferencave personale, kryeqyteti duhet të jetë neutral për tifozeritë e skuadrave të Romës dhe Fejnord.
Mesa duket, kjo është edhe një ndër arsyet se pse në godinën e Universitetit Politeknik të Tiranës, është hequr posteri i madh që ishte vendosur gjatë ditës së djeshme.
Por edhe për të evituar incidente të mundshme, ku ndër të tjera pritet që të ketë grumbullime tifozësh edhe në sheshin ”Nënë Tereza” para hyrjes në stadium.
Në atë poster shfaqej Murinjo mbi një Vespa, një pamje e cila është bërë e famshme në Itali, e më të cilën mirëpritej tekniku portugez në Tiranë.