Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë që të shihnim bashkë 2500 efektivë policie do të mobilizohen për mbarëvajtjen e një ndeshje, qoftë atë kombëtare.
Por mesa duket Finalja e Conferenca League mes Romës dhe Fejnordit, ka bërë bashkë forcat blu jo vetëm të kryeqytetit por edhe ata të Elbasanit edhe Shkodraës.
Burime për median bëjnë me dije se nga Elbasani kanë ardhur në autobus me rreth 50 efektivë si dhe tre grupe të “Shqiponjave”. Po ashtu nga Shkodra në Tiranë kanë mbërritur rreth 50 efektivë të policisë.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, pati përplasje të dhunshme mes huliganëve të Romës e Fejnordit kundër policisë. Nga këto akte dhune 19 efektivë policie mbetën të plagosur.