Gjatë ditës së djeshme është publikar një draft raport, i përgatitur nga ministria e Financave, që parashikon rikthimin e taksave për biznesin e vogël, duke nisur nga viti i ardhshëm, duke tatuar të ardhurat e pronarëve të tyre.
Në draftin e publikuar thuhej se bizneset e vogla me xhiro deri në 10 milionë lekë në vit do t’u taksohen të paktën 10% e të ardhurave të tyre. Përjashtim nga kjo taksë do të bëjnë vetëm ata që janë të vetëpunësuar dhe nxjerrin një pagë minimale prej 40 mijë lekë të rinj në muaj.
Në bazë të fushës ku do të operojnë bizneset e vogla, qeveria do të tatojë 40% të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese, 20% të tregtisë me shumicë, 30% të asaj me pakicë dhe transportit individual, 40% për baret dhe restorantet, 50% artizanët dhe 65% të të ardhurave për veprimtaritë e pavarura apo profesionet e lira.
Kush do të marrë deri në 2.4 milionë të ardhura në vit do të tatohet 13%, 23% ata që do të realizojnë 2 milionë e 401 mijë lekë deri në 24 milionë lekë në vit dhe 28% personat mbi 24 milionë lekë në vit.
Nëse një artizan realizon 60 mijë dollarë xhiro në vit, ai do të paguajë 23% taksë për 30 mijë dollarët që nuk konsiderohen shpenzim, ose 6900 dollarë në vit.
Dy shkallët tatimore të vetme që nuk do të ndryshojnë janë dividenti që tatohet 8% dhe korporatat e mëdha 15%.
Por lajmi në fjalë i publikuar në media, u mohua nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes 3 reagimeve në Tëitter, tha se qeveria ka vendosur zero taksa për biznesin e vogël deri në vitin 2029.
Reagimet e Ramës njëri pas tjetrit në Twitter:
– Një LAJM I RREMË ka marrë dhenë: Rama do të taksojë biznesin e vogël! Ne jemi partia që e bëri Shqipërinë të vetmin vend në Europë me taksë zero e me TVSH zero për Biznesin e Vogël dhe kjo (e kemi thënë) nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029!Të tjerat janë tutkunërira mediatike!
– Të gabosh është njerëzore,të këmbëngulësh në gabim është djallëzore thotë një fjalë që sot u takon përhapësve të LAJMIT TË RREMË për rritjen e taksave të biznesit të vogël! Neni i fundit i draftit të punës tregon sidoqoftë qartë fare se taksat mbi biznesin e vogel mbeten ZERO!
-Por tekefundit bëhet fjalë për një draft pune, i cili nuk është as drafti i konsultimit publik, ku përsëri një gjë nuk ndryshon: Zero taksë dhe zero TVSH për biznesin e vogël, deri në vitin 2029!
Pas këtyre reagimeve gazetarja që publikoi lajmin ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale, që mbështet shkrimin, pavarësisht mohimit të kryeministrit Edi Rama.
Sakaq, gazetarja Ola Xama shkruan:
Biznesi i vogel do te tatohet duke i mbajtur tatim pronarit qe e realizon si te ardhur personale nga aktiviteti i biznesit.
Neni 13 thote:
Te ardhurat nga biznesi perbehen nga te ardhurat e biznesit te cfaredo lloji, duke perfshire personat fizike tregtare te vetepunesuar, furnizuesit e sherbimeve, qiradhenien, apo tjetersimin e aseteve te biznesit apo prodhimit bujqesor e blegtoral.
Neni 14 i projektligjit percakton se deri ne cfare mase do t’i njohe shpenzim per efekt tatimi ne baze te llojit te aktivitetit ekonomik.
Nga pikepamja e barres fiskale kjo eshte me keq edhe se taksa qe kjo kategori paguante dikur. Tatimi jo vetem mbahet ne shkalle me te larte por dhe masa e shpenzimeve qe zbriten per efekt tatimi kufizohet. Ne shume raste bizneset mund te dalin me humbje ose barazim ne raportin te ardhura/shpenzime dhe nuk do te paguanin tatim fitim. Me draftin qe po punohet, pronarit te biznesit i konsiderohet se ka te ardhur nje pjese te xhiros vjetore dhe i vendoset tatim 13, 23 dhe 28%.
Askush nuk eshte djallezor dhe nuk insiston ne ate qe ka thene gabim pasi nuk ka asnje gabim. Mqs qeveria e ka vullnetin te mos taksoje biznesin e vogel, duhet te heqe keto nene nga drafti sepse keshtu i bie jo “Ush gomar” por “Gomar Ush”.
Pra nuk te taksoj fitimin qe merr si korporate por te ardhurat qe merr nga biznesi si individ. Nuk t’i marr nga xhepi i majte, por nga i djathti…
Projektligji ne teresi eshte nje nisem qe duhet pergezuar, te cilen FMN e ka rekomanduar dhe punuar qe ne 2015-n per te shtrire progresivitetin ne te gjithe shkallet.
Por me kete carje qe i eshte bere sistemit tatimor, nuk ka Fond qe e ndreq pa rregulluar perjashtimet e bera. Keshtuqe ekzekutivi ka dy zgjedhje : ose te terheqe premtimet e bera, ose te rregulloje sistemin. Te dyja bashke nuk behen dot!
Dhe e fundit:
Taksa korporative per biznesin e vogel ne draft parashikohej te rikthehej ne vitin 2026 dhe jo ne 2029.
Neni i fundit qe eshte publikuar nga KM eshte logjikisht i pakuptueshem.
Dhe nese do te vini re dicka te neni me poshte: tatimi i fitimit 5% per bizneset automotive qe kane sjelle investime ne Shqiperi dhe per sektorin bujqesor, ne vitin 2025, do te rikthehet 15%.
Perjashtim per takse zero bejne vetem strukturat akomoduese te agroturizmit dhe hotelet “Brand” te investitoreve strategjike./faxweb