Një numër i madh tifozësh holandezë dhe romanë kanë udhëtuar në drejtim të Tiranës për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës.
Ata shihen në rrugët e Tiranës me tabela në duar, ku shkruajnë: DUAM BILETA, madje janë të gatshëm të ofrojnë deri në 1000-2000 euro.
Biletat e finales janë shitur brenda një ore që nga momenti i hapjes së procesit të blerjes së tyre dhe janë duke u shitur me çmime të larta në treg të zi.