Presidenti i ri/ Alibeaj zbulon hapin e radhës, ja çfarë do të ndodh nesër

Kreu i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj ka bërë lëvizjen e tij të radhës për zgjedhjen e presidentit të ri, teksa është në limitet e djegies së raundit të tretë.

Bëhet e ditur se ai ka njoftuar mbledhjen e grupit parlamentar.
Sekretari i grupit Arbi Agalliu i ka dërguar një mesazh deputetëve demokratë ku i njofton se nesër në orën 10:30 do të mbahet mbledhja në selinë blu.

“Përshëndetje!
Nesër në orën 10:30 në seli do të zhvillojmë mbledhje grupi.
Ju faleminderit!”, thuhet në mesazh.

Kujtojmë se afati i fundit për depozitimin e kandidaturave në Kryesinë e Kuvendit është data 29 maj, (e diela), ora 16:00 ndërsa në Kuvend pritet të kalojnë për votim kandidaturat më 30 maj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *