Conference League/ Tirana në festë, Shakohoxha në lidhje direkte: Ka ndodhur një mrekulli

Në një lidhje direkte gazetari i njohur sportiv Dritan Shakohoxha ka thënë se nga kjo sfidë kanë fituar shqiptarët.

Ai ka folur edhe mbi atmosferën në qytet.

“Ky është event i rëndësishëm. Do i japim rëndësinë e duhur. Është sukses i madh që Shqipëria është në qendër të të gjithëve. Në këtë pjesë të parë kam shëtitur në të gjithë Tiranën dhe kam parë këtë qytet që është në festë. Sigurisht që është emocion i madh ta shohësh qytetin ku je rritur në festë.

E kemi parë rrallë në festë këtë qytet. Këtë ndeshje e kam shijuar nëpër qyet. Një Tiranë në festë shumë rrallë e kemi parë. Fitoftë më i miri. Fitorja më e madhe është që këta njerëz kanë ardhur këtu dhe në këtë qytet ka festë”, u shpreh Shakohoxha.

Ai theksoi më tej se atmosfera është e zjarrtë dhe e mrekullueshme.

“Shqiptarët këtë donin të bënin. Shqipëria bëri këtë finale se u krijuan kushtet. Pak kilometra më tej finales është Shkupi ku është zhvilluar finalja e superkupës. Merita që luhet kjo ndeshje këtu është e të gjithëve. E para që u ndërtua një stadium i ri këtu dhe që është i mrekullueshëm. Kjo është meritë e të gjithë shqiptarëve. Ndeshjen e ka fituar Shqipëria, ka mbaruar”, përfundoi gazetari.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *