Disfata ndaj Romës padyshim që nuk është pritur mirë nga holandezët e Feyenoord. Tifozët e ekipit nga Roterdami të stacionuar në zonën e “Pedonales” në kryeqytet kanë nisur të thyejnë karriget në momentin që nuk kanë mundur të dalin fitues në sfidë.
Policia ka ndërhyrë menjëherë për të normalizuar situatën. Atyre i është dashur që të bëjnë edhe disa shoqërime, pasi disa tifozë shihen të prangosur.